Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot ka thënë se për referendumin e ditës së diel për marrëveshjen me Greqinë, janë harxhuar rreth 3 milionë euro.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, në konferencë për shtyp tha se ata posedojnë informacione se pushteti ka harxhuar shuma të mëdha gjatë fushatës së referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“LSDM dhe Qeveria janë të detyruara menjëherë të përgjigjen për çdo denarë dhe euro. Qytetarët meritojnë ta dijnë ku dhe si janë harxhuar paratë e tyre. Me heshtjen e tyre ata tregojnë se fshehin diçka nga qytetarët dhe nuk duan të tregojnë se në çfarë mënyre i harxhuan paratë e tyre”, tha Arsovski./Telegrafi/