Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pushteti hesht për rastin milionësh “Haraçi 3”

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se pushtet hesht për rastin “Haraçi 3”, në të cilin sipas tyre janë përfshirë miliona euro.

“Qytetarët e Shtipit nuk kanë parë asgjë nga spitali klinik. Ekziston dyshim serioz i cili hapet në mediumet se mospërfundimi i spitalit klinik në Shtip është i lidhur me aferën e re të zhvatjes”.

“E tërë kjo është e kalitur edhe me përcaktimin e mjeteve shtesë buxhetore, pa dënim për kontraktuesin, edhe pse thellë vonon me realizimin. Kjo hap dyshim për motive fitimprurëse”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se fytyra kryesore në këtë aferë janë Venko Filipçe dhe Zoran Zaev.

OBRM-PDUKM kërkon nga Prokuroria që menjëherë ta hulumtojë këtë aferë dhe të analizojë rolin e qeverisë në këtë rast./Telegrafi/