Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pushteti i frikësohet ballafaqimit me qytetarët

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se shtyrja e afateve për sjelljen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është fakt se LSDM-ja frikësohet të ballafaqohet me qytetarët.

“Pushteti e di se qytetarët nuk e mbështesin politikën e saj antishtetërore, që e gjunjëzuan vendin dhe kontribuan në shkatërrimin e ekonomisë dhe për këtë arsye u fshehën dhe u tërhoqën”.

“Ekonomia, arsimi, shëndetësia, bujqësia, sistemi i mbrojtjes sociale dhe siguria janë gjunjëzuar. Me LSDM-në në pushtet nuk mund të ketë asnjë përparim në asnjë fushë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nuk ka asnjë arsye që të mos mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se LSDM nuk ka kapacitet për ta udhëhequr shtetin./Telegrafi/