Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pushteti e keqpërdor gjendjen e jashtëzakonshme

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja e keqpërdor gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Sipas OBRM-PDUKM-së, nuk ka pajisje mbrojtëse adekuate për personelin mjekësor dhe qytetarët dhe mungon testimi gjithëpërfshirës.

“Gjëja e vetme që funksionon janë shpalljet për punësime dhe paratë që ndahen tek dëgjuesit partiak. Qytetarët pyesin nëse pushteti ndodhet në gjendje epidemie dhe krize, apo në fushatë politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se gjithë ky panik shfrytëzohet për të liruar të përfshirët në rastin “Haraçi”./Telegrafi/