Telegrafi

OBRM-PDUKM: Publiku duhet të dijë për krimin që e bëjnë zyrtarë të LSDM-së

Me një komunikatë të drejtuar mediave në Maqedoni OBRM-PDUKM ka akuzuar LSDM-në se përbëhet nga zyrtarë të lidhur me kriminalitet, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Asnjë kërcënim publik ndaj gazetarëve nga Zaev apo nga zyrtarë tjerë të LSDM-së nuk e ndalon daljen në publik të vërtetën. A mbrohen kriminelët që bëjnë biznes me drogë nga Oliver Spasovski apo nga Primislav Dimovski? Kush nga zyrtarët e LSDM-së kanë përfitime nga bizneset e errëta?” shkruajnë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/