Telegrafi

OBRM-PDUKM publikoi pagat e drejtorëve të M-Hab

Në konferencën e sotshme për shtyp, Ivica Tomovski nga OBRM-PDUKM i publikoi pagat e dy drejtroëve të M-Hab, organ që rregullon fluturiet ajrore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas partisë maqedonase opozitare, “Afera Parazit” tregon se këto dy funksionarë të emëruar nga Qeveria, për një mandat do të përfitojnë bashkërisht 473.000 euro.

Sipas Tomovskit, drejtorët Fahrudin Hamidi dhe Vllado Krstevski marrin paga nga 345.000 denarë, përkatësisht 266.000 denarë.

“Për një mandat do të marrin para aq sa shumica e qytetarëve do të duhet të marrin për 76 vjet. Gjysmë milon euro do të marrin këta dy drejtorë për një mandat, para që i kushtojnë shtetit një shesh ose tetë automjete të ambulancës”, u shpreh Tomovski./Telegrafi/