Telegrafi

OBRM-PDUKM: PSP do që të na shkatërrojë por së shpejti do të përgjigjen

Partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM me një njoftim dërguar mediave tregon se ndjehen të rrezikuar nga Prokuroria Speciale Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Prokuroria Speciale Publike është duke realizuar proces politik ndaj partisë sonë dhe pa fakte është duke ndjekur të gjithë zyrtarët e partisë. Qindra zyrtarë të partisë sonë janë të përndjekur nga kjo prokurori politike. PSP-së i pengon mbrojtja e shtetit që ne kemi realizaur për 11 vite. Për këtë PSP do të përgjigjet.” thonë nga OBRM-PDUKM.

Njejtë, dje Nikolla Gruevski përsëriti këtë qëndrim qe përsërisin si parti që nga qemelimi i PSP-së.

Përndryshe, PSP dje ka hapur 18 lëndë, 17 aktakuza, 94 fizik dhe 7 persona juridik janë të akuzuar për keqpërdorim dhe krim gjatë kryerjes së detyrës.

PSP kërkon paraburgim për 18 persona ndërsa masë për përkujdes kërkon për 47 persona. /Telegrafi/