Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se Qeveria është në panik, presione dhe kërcënime nga përpjekjet e çmendura për të ndjellë frikë.
Nga kjo parti shtojnë se, LSDM mori kartë të kuqe prej mbi një milion e dyqind mijë qytetarë të cilët nuk dolën në referendum ose votuan kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit.
“Qeveria është në panik. Politika e saj kapitulluese nuk kalojnë tek qytetarët dhe për këtë arsye kërcënon dhe përdorë presione”.
“Presionet dhe kërcënimet janë tretur në të gjithë shërbimin e qeverisë, duke përfshirë edhe gjyqësorin që ka zënë rob të dëgjuarit e partisë. Kur është fjala për Republikën e Maqedonisë, qytetarët nuk kanë frikë. Është një mësim që LSDM-ja duket se nga e para duhet ta mësoj në mënyrë të vështirë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga partia opozitare thonë se PSP është një institucion në duart e qeverisë për persekutimin politik të papërshtatshëm dhe është një fakt i pakundërshtueshëm që gjithkush e sheh.
Nga OBRM-PDUKM thonë se kështu precedentë të tillë negativë për gjyqësorin së shpejti do të kalojnë./Telegrafi/