Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sonte mbajti protestën me automjete për siç thonë ata “mbrojtjen e linjave të kuqe nacionale për mbrojtjen e identitetit maqedonas”.
Protesta sipas OBRM-PDUKM-së është gjithpopullore dhe mbipartiake dhe mban moton “Protesta tani, për të mos qenë vonë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me automjete nga Qendra Sportive Boris Trajkovski OBRM-PDUKM përfundon protestën para Qeverisë.
Në thirrjen për protestë ata u bënin thirrje qytetarëve të kundërshtojnë politikën e Zorn Zaevit i cili i shtet interesat nacionale të Maqedonisë./Telegrafi/