Sot në mbrëmje në qytetin e Shkupit filloi protesta e paralajmëruar kundër ndryshimeve kushtetuese e organizuar nga partia opozitare OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në protestë kanë dalur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët mbajnë në dorë flamuj të partisë së OBRM-PDUKM-së dhe shtetit të Maqedonisë.
Protestuesit vazhdimisht kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së Maqedonisë.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga protestuesit që t’iu bashkëngjitën edhe ditëve tjera në protestë, dhe kërkoi mobilizim të madh nga të gjitha shtabet e OBRM-PDUKM-së.
Ai shtoi se nuk janë vlera evropiane ato që promovon Zoran Zaev dhe qeveria e tij, dhe se për shkak të politikave të këqija të kësaj qeverie njerëzit ende më shumë po zhgënjehen dhe po ikin nga vendi./Telegrafi/