Pas protestave të mbrëmshme në Tabanoc, ku është arrestuar një aktivist i OBRM-PDUKM-së dhe është lënduar një polic, kjo parti politike bën të ditur se do të vazhdoj me protestat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bllokimi i rrugëve do të ndodhë në periudhën nga ora 15:00 e deri në ora 17:00, në katër udhëkryqe, te Kuvendi, te Mavrovasja, te Maqedonia e re dhe te Kryqi i Kuq.
Në ora 18:00 do të protestohet para burgut në lagjen Shutkë./Telegrafi/