Telegrafi

OBRM-PDUKM propozon Aleksandar Dashtevskin për kryetar të KSHZ-së

Aleksandar Dashtevski do të jetë propozimi i OBRM-PDUKM-së për kryetar të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje. Këtë sot në konferencë për shtyp e vërtetoi edhe zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski.

“Mund të vërtetoj se me vendimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, profesori Aleksandar Dashtevski fitoi mbështetjen për të qenë i propozuari për në krye të KSHZ-së”, tha Stoilkovski.

Mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së skadon më 15 janar, ndërsa në Kuvend filloi procedura për zgjedhjen e anëtarëve të ri në KSHZ.

Përzgjedhje e anëtarëve të KSHZ-së bëhet sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa kryetarin e opozitës e propozon partia opozitare që ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e fundit dhe që ka edhe një anëtar në komision./Telegrafi/