Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se prokuroria Ruskovska e dirigjuar nga i faluri Zoran Zaev bënë teatër me rastin “Haraçi” për vetmin qëllim të fshihen gjurmët të cilët dërgojnë tek udhëheqësia e shtetit.
“Çdo ditë dalin informacione të cilët konfirmojnë se Ruskovska në vend që të hetojë detalisht, gjithçka që ka punuar ishte zgjatja e rastit.
Që në fillim të gjykimit diheshe se Katica Janeva nuk ka marrë 50.000 euro siç thuhej në prokurori, por 350.000. Ruskovskës nuk i interesonte se çka kishte në video inçizimet nga shtëpia e të akuzuarit ‘Boki 13’ të cilët mund të japin përgjigje se ku ka përfunduar çanta Louys Vouitton, e mbushur me para” thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë se dihet se një ministër i qeverisë ka qenë i pranishëm në takimin me ‘Boki 13’ dhe viktimës, informacioni që fshihet nga prokuroria./Telegrafi/