Telegrafi

OBRM-PDUKM: Problemi me ndotjen nuk zgjidhet me konferenca manipuluese

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate ka reaguar ndaj konferencës së nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili tha se urgjent duhet Qeveria të ndërmarrë masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Nga OBRM-PDUKM thonë se Mançevski dhe LSDM treguan se sa dijnë që të merren me problemin e ndotjes në Kumanovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“A mund t’i besohet Mançevskit dhe LSDM-së kur thonë se ata dëshirojnë ta gazifikojnë edhe Shkupin sipas shembullit të Kumanovës dhe Strumicës – partia e udhëhequr nga një kriminel i falur nuk mund të mendojë ndryshe, pos marrëveshjeve të fshehta dhe me pagimin e gazit të pasurohen vetë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/