Telegrafi

OBRM-PDUKM: Presionet e mashtruesit Zaev ndaj deputetëve janë akte dëshpërimi

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “mashtruesi Zaev është burimi i krizave dhe problemeve në Maqedoni”.

“Ai nuk mund të jetë asnjë zgjidhje. Heqja e tij është e domosdoshme për një Maqedoni të mirë. Fjala e tij e pamë se nuk vlen, ai përveç se është humbës dhe mashtrues klasik”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tij, përpjekjet e fundit me presione dhe oferta ndaj deputetëve që nënshkruan për mocionin e mosbesimit të qeverisë janë për shpëtimin e Zaevit dhe ekipit të tij dhe këto janë akte dëshpërimi.

“Qytetarët ia kumtuan fjalët e fundit se janë për ndryshime dhe këto keqpërdorimi nuk do ta ndihmojnë por vetëm se do ta rrisin pakënaqësinë e popullit”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaevi nuk mund ta mbajë Maqedoninë në peng për shkak të karriges dhe se populli e ka të qartë se me Zaevin dhe LSDM-në vendi shkon në krizë ekonomike, shëndetësore dhe energjetike.

“Motivi i atyre që nënshkruan nismën është përmbushja e vullnetit të qytetarëve. Kaloi koha e rrenave, frikësimeve dhe trysnive të mashtruesit Zaev”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/