“Sot gjykata ju shqiptoi dënim personave që ishin pjesëmarrës në dhunën fizike gjatë natës së 27 prillit. OBRM-PDUKM-ja pret nga organet e drejtësisë të sjellin gjykim të duhur edhe për personat që ishin përgjegjës për dhunën politike dhe shkeljen flagrante të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit në sallë”, deklaroi Dragan Danev nga OBRM-PDUKM, pas vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për sulmuesit e deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sulmi në Kuvend ndodhi prej brenda me shkeljen e së paku 3 neneve të Kushtetutsë së Maqedonisë, së paku 27 neneve të Rregullores për punën e Kuvendit. Ajo që ndodhi pastaj është pasojë e tentimit për grusht-shtet nga ana e koalicionit të Tiransë me LSDM-në në krye”, u shpreh Danev./Telegrafi/