Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM premton se do të mbështes ligje ”në të mirë të qytetarëve”

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot nga Kuvendi kanë premtuar se do të mbështetin ligjet që ata thonë se janë ”të mirë për qytetarët”

Ligji për taksën radiodifuzive, për pagën minimale dhe për punëtorët e falimentuar, do të marrin mbështetjen e grupës parlamentare të OBRM-PDUKM-së. Kjo sot u njoftua nga shefi i grupit të parë të kësaj partie në Kuvend, Ilija Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Pa marr parasysh se a do të na votohen ligje që ne i propozojmë para deputetëve të shumicës së brishtë parlamentare, ne do ta vërtetojmë rolin tonë konstruktiv dhe do të mbështesim këto ligje që janë për të lehtësuar jetën e qytetarëve” tha Ilija Dimovski.

Edhe pse do të mbështes ligjet, Dimovski thotë se kjo përfaqëson dyftyrësi të LSDM-së pasi deri tani nuk kanë pranuar asnjë ligj të propozuar nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/

Exit mobile version