Telegrafi

OBRM-PDUKM premton rritje prej 20% të pagave në shëndetësi

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM për këto tre vite çoi prapa sistemin shëndetësor, kurse ministri do të mbahet mend për ndarje tenderi”.

Ky shkatërrim i sistemit shëndetësor, sipas OBRM-PDUKM-së, do të përfundojë pas 12 prillit dhe se do të ndërmerren masa që do t’i mundësojnë personelit shëndetësor të qëndrojnë në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM obligohet që të sigurojë 20% paga më të mëdha në shëndetësi për të gjithë. Duhet të kemi punëtorë të kënaqur në sistemin shëndetësor që ndërtojmë të ardhme në Maqedoni. Për këtë shkak parashihet që në mandat katër vjeçar të kemi rritje prej 20% të pagave te mjekët, stomatologët, personeli mjekësor dhe personeli teknik dhe administrativ”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se në 100 ditët e para do të ketë ndërhyrje në ligj ku do të mundësohet që personeli mjekësor krahas shërbimeve në shëndetësinë shtetërore do të mund të japin shërbime edhe në shëndetësi private./Telegrafi/