Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se Zoran Zaev dhe LSDM kanë marrë një “jo” të madhe nga populli për politikat e tyre antishtetërore dhe paaftësi.
“Populli u tha jo Zaevit dhe Tevdovskit për rritjen e BPV-së nga zero pëpr qind dhe ekonomisë e cila është në rënie të lirë. Populli i tha jo Zoran Zaevit për shëndetësinë e shkatërruar ku ministrin Filipçe e përdor vetëm kur duhet të ndajë ndonjë tender”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se “jo” ka marrë edhe Carovska e cila sipas tyre, së bashku me Zaevin vazhdimisht e kanë gënjyer popullin se nuk do të ketë kampe të emigrantëve në Maqedoni.
“Një jo të madhe mori edhe Oliver Spasovski i cili përdori forcë ndaj popullit i cili duhet të mbrohej, populli tani jeton në frikë për shkak të një sërë vrasjesh dhe sulmeve të përgjakshme të cilat Spasovski ende nuk i ka zgjidhur”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/