Telegrafi

OBRM-PDUKM: Populli nuk është i detyruar t’i paguajë lukset e qeverisë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja e ka treguar fytyrën e saj të vërtetë.

“LSDM ka treguar se mbledhjet partiake dhe aktivitetet i paguajnë me paratë e qytetarëve. LSDM ka treguar se përdorin makinat shtetërore për udhëtime dhe nevoja partiake. Shteti është nënshtruar nga interesat partiake të LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se përderisa 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, funksionarët partiak të LSDM-së po bëjnë luks me paratë shtetërore.

Nga kjo parti edhe një herë e kanë përsëritur qëndrimin e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale./Telegrafi/