Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se politikat e gabuara të LSDM-së, qytetarët më së shumti i ndjejnë në xhepat e tyre.
“Paga e premtuar prej 500 eurove, nuk është. Është hapur spiralja e rritjes, ndërsa tani qytetarët paguajnë naftë më të shtrenjtë, buk më të shtrenjtë dhe shportë konsumi më të shtrenjtë. Nga dita në ditë standardi i qytetarëve bi, ndërsa pushteti pasurohet përmes tenderëve të dyshimta”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, rritja e ekonomisë së Maqedonisë është më e ulta në Evropë dhe rajon.
“Këto numra janë rezultat i politikave humbëse të Zaevit, Tevdovskit dhe Angjushevit. LSDM-ja me manipulimet e saj mund ta gënjejë vetëm veten, ndërsa realiteti në Maqedoni është i zi dhe çdo ditë përkeqësohet”, thonë nga partia opozitare./Telegrafi/