Telegrafi

OBRM-PDUKM: Policia po përgjon zyrtarë të partisë sonë

OBRM-PDUKM ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe gjykatat është duke i përgjuar krerët e OBRM-PDUKM-së. Olver Andovon nga OBRM-PDUKM-ja, sot në konferencë për shtyp tha se kjo që ndodh në Maqedoni paraqet një skandal.

“Këtë që e bën MPB-ja është legale dhe me urdhër të gjykatës përmes prokurorisë publike. Pikërisht prokuroria është ajo që po kryen hetimet. Kështu shkruan MPB në pyetjen tonë nëse i ndjek komunikimet e krerëve të OBRM-PDUKM-së. Ky është një skandal dhe sulm ndaj demokracisë pluralizmit dhe mendimit të lirë”, tha Andonov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se ndjekja e komunikimeve bëhet në mënyre ligjore dhe pa prapavijë politike.

“Ministria e punëve të Brendshme i hedh poshtë në tërësi pretendimet në opinion nga një parti politike. Koha e keqpërdorimeve në MPB për përfitime partiake ka përfunduar me ndryshimin e qeverisë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndjekja e komunikimeve bëhet ekskluzivisht në parim me procedurat e parapara në aktet ligjore dhe nën ligjore”, thuhet në reagimin e MPB-së./Telegrafi/