Telegrafi

OBRM-PDUKM: Po vjen fundi i paguesëve destruktiv të Sorosit

OBRM-PDUKM-ja sot përmes një komunikate paralajmëroi se do të vazhdojë me procesin e desorosoizimit. Nga kjo parti thonë se paguesit destruktiv të Sorosit janë lexuar në çdo vend dhe sipas tyre kjo është periudhë e largimit të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Fëmijë, gratë dhe të afërmit e 40 policëve të cilët u sulmnuan dhe u lënduan në protestat e dhunshme të huliganëve të LSDM-së para Qeverisë, duhet ta dijnë se drejtësia po vjen. LSDM/Soros tanimë dy vite kanë shkatërruar gjithçka para vetes. Kanë shkaktuar dëme të mëdha prej miliona eurosh, duke djegur dhe demoluar gjithçka që kanë afër”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Ata gjithashtu thonë se në zgjedhjet e 11 dhjetorit qytetarët thanë t’u jepet fund bandave të LSDM/Soros./Telegrafi/