Telegrafi

OBRM-PDUKM: Po punohet aktivisht në ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit

Ndaj akuzave të LSDM-së ka reaguar OBRM-PDUKM-ja, të cilët thonë se qytetarët e Maqedonisë e dijnë se po punohet aktivisht në ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Muajin e kaluar filloi ndërtimi i pjesës së dytë të rrejtit të gazsjellësit prej Shtipi deri në Negotinë me gjatësi prej 36 km, i cili duhet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe për të cilin janë harxhuar 16 milionë euro”, deklaruan mes tjerash nga OBRM-PDUKM-ja.

Ata gjithashtu thonë se paralelisht me këtë ndërtim në 2-3 muajt e ardhshëm pritet të fillojnë ndërtimet e gazsjellësit në Negotinë-Kavada-Prilep-Manastir dhe Shkup-Tetovë-Gostivar, me çka do të përmbyllej faza e parë e rrjetit ndërkombëtar të gazsjellësit./Telegrafi/