LSDM-ja vazhdon me harxhimin e kotë të parave të popullit dhe nuk i intereson asgjë tjetër përveç se të zbulojnë poste të reja për funksionarë dhe për të paguar mirë besnikët e partisë me paratë e buxhetit shtetëror, tha në konferencën e sotme për shtyp, Dafina Stojanovska nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vendimi për të emëruar pesë në vend të tre nënkryetarëve aktual të Kuvendit të Maqedonisë nuk nënkupton asgjë tjetër, por vetëm një harxhim shtesë për qytetarët e vendit. Harxhimi mujor për një nënkryetar të Kuvendit në bazë të pagës, asistentit, sekreatareshës, vozitësit, karburantit dhe harxhime tjera arrin vlerën 225.000 denarë ose rreth 4000 euro. Për dy nënkryetarët shtesë që Qeveria ka për qëllim t’i emërojë, do të thotë rreth 9.000 euro në muaj ose 300 euro në ditë, mjete të cilat mund të shfrytëzohen në shëndetësi ose arsim ose për hapjen e vendeve të reja të punës. Nëse konsiderojmë se 5 nënkryetarë të Kuvendit në vit ju kushton qytetarëve 240.000 euro, për 4 vjet nënkupton shumë prej 1 milionë euro, dyfish nga ajo që është harxhuar deri më tani”, tha Stojanovska./Telegrafi/