Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaevi dhe Pavle Bogoevski janë kriminelë.
Sipas kësaj partie, dorëheqja e deputetit Pavle Bogoevski bëhet për të fshehur kriminelët e mëdhenj në qeveri.
“Zaevi, edhe pse gjithë opinioni e pa se si kërkoi ryshfet prej 200 mijë eurove, akoma është në liri, pasi gjyqësori është nën kontrollin e tij. Më herët Zaevi u fal edhe për krim të rëndë prej 8 milion eurove”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se përveç dorëheqjes duhet edhe përgjegjësi penale.
“Dënimi i vërtetë duhet të arrijë përmes organeve gjyqësore dhe me procedurë të pandërprerë penale”, shtojnë nga opozita maqedonase./Telegrafi/