Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “211 vitet burg për rastin e montuar për 27 prillit e varrosën drejtësinë”.
Nga OBRM-PDUKM thonë se përndjekja politike në Maqedoni arrin kulminacionin e vet dhe se nga dita në ditë rritet numri i viktimave të zaevizmit, përndjekjes politike dhe torturës së pushtetit ndaj kundërshtarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia është shtet i kapur, ku është hequr sundimi i së drejtës, gjyqësia Kacarska gjykon siç porosit Zaevi, ndërsa prokuroria Ruskoska monton raste politike për kundërshtarët politik të Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
16 dënimet e rrepta për të akuzuarit e rastit të montuar për 27 prillit, thonë nga OBRM-PDUKM, është dëshmi se frika ka kapluar LSDM-në dhe Zoran Zaevin nga qytetarët. Sipas tyre përndjekja politike është një përpjekje e dështuar që Zoran Zaevi ta mbajë pushtetin dhe të vazhdojë më, siç thonë nga kjo parti, sundimin kriminal të tij.
“Fundi i karrierës politike është afër. Ai iku nga zgjedhjet e parakohshme kuvendare, por vullneti i qytetarëve do të fitojë në zgjedhjet presidenciale. Zoran Zaev nuk do t’i gënjej përsëri qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Pendarovski është sinonim i zaevizmit./Telegrafi/