Telegrafi

OBRM-PDUKM: Përfundoi koha e koalicionit kriminal të LSDM-sa me nëntokën

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “kriminelët në LSDM dhe në MPB janë në panik për shkak se ‘koha e tyre e arë’ përfundoi”.

“Përfundoi koha e koalicionit kriminal të LSDM-së me nëntokën. Përfundoi koha kur MPB në krye me Spasovski i shërbente krimit. MPB tashmë nuk do të paguajë borxhet dhe nuk do të punojë për koncesionet e Zaev me nëntokën”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, MPB në krye me ministri teknik tashmë po punon në mënyrë profesionale duke ju shërbyer qytetarëve.

“Është fundi i politikanëve të cilët në vend se të hetojnë ata fotografoheshim me kriminelë, zhvatës dhe banditë. Është fundi i koalicionit të policisë me krimin. Në LSDM sundon paniku, frika e Zaevit, Spasovskit dhe bashkëpunëtorëve të tyre është e madhe për shkak se janë të vetëdijshëm se pas 12 prillit do të përgjigjen për veprat e tyre”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/