Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM për regjistrimin e popullsisë: Duhet të bëhet dallimi midis shtetasve që jetojnë këtu dhe shtetasve që jetojnë jashtë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaev është nervoz për shkak se OBRM-PDUKM e kapi në përpjekjet për ta falsifikuar regjistrimin”.

“Zaev dëshiron regjistrim talebanësh, ashtu siç i organizoi zgjedhjet talebane. Zaev nuk tregon sipas cilës metodologji do të bëhet regjistrimi dhe e mban fshehur nga opinioni, dhe nuk pranon propozimet e opozitës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti kërkojnë nga Zaev që ta kuptojë seriozitetin e operacionit statistikor të regjistrimit të popullsisë dhe ta pranojë propozimin e OBRM-PDUKM-së për blerjen e 10.000 “fingerprintave” me të cilat do të zbatohet regjistrimi i vërtetë dhe, siç thonë nga kjo parti, do të kemi pasqyrimin real.

“Vetëm me blerjen e këtyre pajisjeve do të regjistrohet popullata rezidente dhe do të bëhet dallimi mes shtetasve që jetojnë jashtë”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, këto pajisje duhet të blihen edhe për zgjedhjet lokale.

“Regjistrimi i operacion strategjik në bazë të cilës dalin të dhënat se ku duhet të zbatohen politikat shtetërore në afat të mesëm dhe të gjatë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version