Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Për rastin “Zhan Mitrev”, prokuroria të zgjeroj hetimin edhe ndaj ish-ministrit Venko Filipçe

Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, përmes një deklarate për mediat ka reagur për dokumentarin investigativ “Gjak i pistë” ku ka kërkuar llogaridhënie dhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Nëse Maqedonia do të ishte shtet i drejtë, Venko Filipçe do të ishte paraburgosur që dje për skandalin e “gjak i pistë”. Kuptohet se edhe Filipçe ka qenë pjesë e skandalit me “tenderat e përgjakshme me reagentë”, blerjen fantazmë të vaksinave dhe një milion skandale të tjera korruptive, ndaj shohim që pushteti nuk po ngre gishtin, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Për skandalin konkret që po prek opinionin, përgjegjësia e Filipçes është se nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët dhe shëndetin e tyre nga metodat e paverifikuara. Siç informojnë mediat, ai si ministër i Shëndetësisë ka ditur dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, por përkundrazi ka promovuar institucionin shëndetësor në një mënyrë apo në një tjetër. Bëhet fjalë për anashkalimin e plotë të sistemit. Siç mësojmë nga mediat, Filipçe dhe institucionet kanë lejuar që të aplikohet një metodë trajtimi që as institucionet vendase dhe as ato të huaja nuk e kanë njohur dhe lejuar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM thotë se Prokuroria Publike duhet të zgjerojë hetimin dhe të përcaktojë nëse Filipçe e ka mundësuar këtë me vetëdije, që një spital si “Zhan Mitrev”, të kryejë trajtime mjekësore të cilat nuk janë vërtetuar shkencërisht.

Exit mobile version