Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Për një vit çmimi i dizelit është rritur për 40 për qind

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se çmimi i dizelit nga qershori i vitit të kaluar deri sot është rritur për mbi 40 për qind.

Sipas tyre, çdo shtëpi mesatarisht paguan 12 mijë denarë më shumë për dizelin, se vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM nuk punon për qytetarët, për këtë arsye e rriti akcizën për 3.5 denarë. Kjo shkakton harxhim të drejtpërdrejtë prej mbi 40 milionë euro për qytetarët dhe ekonominë, ndërsa në njëjtën kohë rrit çmimet tjera, me çka qytetarët kanë harxhime shumë më të mëdha”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se Maqedonia jo vetëm që ka lëvizur para në planin ekonomik, por është kthyer prapa./Telegrafi/

Exit mobile version