Telegrafi

OBRM-PDUKM për konsultimet e ditës së shtunë: Presim nga Zaev të mos kërcënojë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në intervistë për ‘Fokus’ thotë se nga konsultimet e ditës së shtunë pret që kryeministri Zaev të mos kërcënojë, ta pranojë realitetin dhe të përfundojë me ditët e fundit si kryeministër.

“Pres nga Zoran Zaev ta pranojë realitetin se nuk e ka përkrahjen e popullit dhe pa kërcënime të përfundojë me ditët e tij të fundit si kryeministër dhe më tre janar të jep dorëheqje. Për momentin Zaev tenton të kërcënojë në Kuvendi vetëm që ta kalojë ligjin për droga. Ne do të mbështesim gjithë ligjet që janë për të mirën e qytetarëve”, thotë Arsovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket propozimeve të OBRM-PDUKM-së për ministra teknik dhe zëvendësministra, Arsovski tha se emrat do të bëhen të ditur së shpejti.

“Do të jenë njerëz që do të punojnë sipas parimeve, në mënyrë profesionale dhe në të mirën e qytetarëve”, tha Arsovski./Telegrafi/