Telegrafi

OBRM-PDUKM: Për dy vjet e gjysmë qeveria nuk ka realizuar asnjë investim kapital

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë qeverinë e udhëhequr nga LSDM se po vjedhin parat e qytetarëve dhe se nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital.

“Në dy vite e gjysmë të udhëheqjes së LSDM-së, qeveria ka shpenzuar më shumë se tetë miliardë euro nga mjetet e buxhetit, para të qytetarëve, pa realizuar asnjë projekt kapital në interes të qytetarëve”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje pyesin se ku kanë shkuar këto parat?

“Përgjigjja e vetme është se paratë e qytetarëve kanë mbaruar në xhepat e funksionarëve të partisë dhe shtetit, parat e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e secilit të atyre që dëgjojnë Zoran Zaevin”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/