Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM për deklaratat e Xhaferit: Do të mbahet mend si kryetar që ka bërë shkeljet më brutale

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.

Nga kjo parti thonë se “Xhaferi do të mbahet mend si despoti nga Forina si kryetar i Kuvendit që deri më tani i ka bërë shkeljet më brutale të procedurave dhe ligjeve”.

“Ai është në fakt ai që njihet në ligj si një pemë e helmuar që jep fruta të helmuara. Në fakt ai u soll në atë karrige në mënyrë të paligjshme duke shkelur procedurat. Nga këtu gjithçka që ai prodhoi më vonë ishte paligjshmëri dhe mbështetje për aktivitetet kriminale të kësaj qeverie”.

Lexo po ashtu Xhaferi: Opozita mund ta bllokojë, por Kuvendi do të punojë pa probleme

“Në një situatë të tillë, bllokada aktive e OBRM-PDUKM-së është veprimi i vetëm i mundshëm për delegjitimimin e paligjshmërisë së Talatit. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për të cilat flet Xhaferi, këto nuk janë obligime të shtetit ndaj BE-së, por obligime me të cilat është pajtuar klika kriminale e SDS dhe BDI-së për të ruajtur karriget e veta dhe në dëm të plotë të identitetit maqedonas, gjuhës, historisë dhe kulturës përmes një shpërfytyrimi të plotë nacional dhe pranimit të kërkesave megalomane bullgare”, shtojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre “më mirë të rrëzohet qeveria kriminale, sesa të ketë ndryshime kushtetuese”.

Exit mobile version