Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Për 10 muaj LSDM arriti ta robërojë shtetin

“LSDM-ja për 10 muaj Maqedoninë e bëri një shtet të kidnapuar dhe të kapur, në të cilin sundimi i ligjit është vetëm një iluzion dhe Kushtetuta dhe ligjet e shtetit kanë një fjalë të vdekur në letër”.

Kështu vlerësojnë nga partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, të cilët gjithashtu thonë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi shumë gjatë do ta kenë turpin se më 14 mars shkelën demokracinë, ligjet dhe Kushtetutën, duke iu referuar votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaev dhe LSDM janë fajtorët kryesor dhe përgjegjësit për sjelljen e ligjit antikushtetues për dygjuhësi. Këtë qytetarët e kanë parë qartë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas kësaj partie sjellja e tillë e ligjit siç e quajnë për dygjuhësi, ka shkelur Rregulloren, ligjet dhe procedurat kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version