Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pendarovski e di se nuk e ka mbështetjen e qytetarëve

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se kandidati i pushtetit për kryetar shteti nuk e ka besimin e qytetarëve, parandaj siç thonë, përpiqet të flasë për gjithçka vetëm jo për problemet e vëreta të qytetarëve.

“Pushteti, heshti dy ditë pasi Stevo Pendarvoski tha se është ndjekur prej shërbimeve të huaja. Askush nga MPB-ja nuk tregon nëse Pendarovski është ndjekur dhe nga kush dhe vallë i njëjti me shpikje të gënjeshtrave nuk krijon alibi për humbjen e ardhshme zgjedhore”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “qytetarët do ta mposhtin LSDM-në dhe do ta japin votën e tyre për Gordana Siljanovsk Dakova, që do të jetë arsye edhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do ta dërgojnë LSDM-në në histori”./Telegrafi/