Pendarovski dhe Kovaçevski po i zhvlerësojnë institucionet, fillimisht thoshin agjentët e huaj bëjnë propagandë antimaqedonase, tani i fshehin, punojnë për rrjete agjenturore, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
“Është e papranueshme që Pendarovski dhe Kovaçevski të heshtin, pasi vetë Pendarovski i tha Këshillit të Sigurisë se agjencitë e huaja ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me Bullgarinë, duke përhapur gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e kombit, gjuhës dhe historisë maqedonase. Cilat agjenci të huaja punojnë në dëm të Maqedonisë dhe përhapin gjuhë të urrejtjes, Pendarovski duhet të dalë dhe t’i thotë qartë, përndryshe i zhvlerëson institucionet, dhe të jep përshtypjen se flet pa argumente ose se vetë punon për agjenci të huaja.
Pendarovski dhe Kovaçevski nuk po bëjnë asgjë për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj provokimeve ndaj Maqedonisë. Qeveria fillimisht thotë një gjë, e më pas bën diçka krejt tjetër, duke dëmtuar me vetëdije shtetin.
Qeveria fsheh gjithashtu se ku financohen shoqatat bullgare, të cilat krijojnë gjuhën e urrejtjes dhe mohojnë Maqedoninë. Institucionet financiare në varësi të qeverisë deri më tani duhet të kishin hetuar origjinën e parave, të informonin qytetarët, por edhe të kishin një reagim adekuat”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/