Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pavle Bogoeski e manipulon gjithë opinion

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se “LSDM-ja po fundoset në gënjeshtrat e saja dhe se po përpiqet që t’i fundos edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ajo çka Zaev me marrëveshjen e Prespës i ofron popullit maqedonas është kapitullim. Pa të kaluar dhe histori. populli maqedonas nuk ka as të ardhme, kurse pikërisht në këtë Dimitrovi u morr vesh kur vendosi nënshkrimin e tij në Prespë”.

Ata shtojnë se Pavle Bogoevski e manipulon opinionin, duke thënë se gjuha maqedonase do të jetë e vetmja gjuhë që të shkruhet me fusnotë dhe se shtetësia e Maqedonisë do të ndryshohet me qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pavle Bogoevski e rren dhe e manipulon gjithë opinionin e Maqedonisë. Në marrëveshje qartë thotë se gjuha maqedonase do të jetë e vetmja gjuhë që do t’i vendoset fusnotë, për dallim të asaj çka e kemi tash. Shtetësia maqedonase do të ndryshohet me qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore. Ndryshohen edhe kodet dhe shkurtesat ndërkombëtare. Simbolet tjera të mbetura”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Edhe pse gojën e kanë të plotë më BE, NATO dhe vlera evropiane, në realitet bëjnë gjithçka që është në kundërshtim me vlerat që ata i promovojnë. Shfrytëzimi i automjetet për pushim vjetor nuk është vlerë evropiani. Shëtitje nëpër lokale të përfaqësuesve të Ministrisë për Mbrojtjes me helikopterë të Armatës nuk është tipar e vendit kandidat për në NATO”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se këtë që po e bën LSDM-ja nuk të çon askund, aq më pak në Evropë./Telegrafi/

Exit mobile version