Edhe pas dorëheqjes së Xhezair Shaqirit “Komandant Hoxhës” nga posti i këshilltarit për çështje sigurie në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, nuk kanë të ndalur reagimet e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-së.
Nga kjo parti edhe sot drejtuan akuza në adresë të kryeministrit Zoran Zaev nën pretekstin se ka turpëruar shtetin duke emëruar “Komandant Hoxhën” në një post me peshë të madhe.
Nga kjo parti duke u bazuar në një intervistë të Xhezair Shaqirit dhënë për një televizion kosovar ku thotë se e pranon tezën për federalizmin pasi që edhe shtetet Europiane në raste të krizave etnike kanë zgjedhur situatën me anë të federalizmit, nga OBRM-PDUKM vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi nga kryeminsitri Zoran Zaev.
“Tregimi se Hoxha ishte i punësuar për një copë buke dhe tani vet u tërhoq është për fëmijët e vegjël. Përgjegjësi për këtë skandal patjetër se duhet të ketë edhe për atë që e emëroi, por edhe për ata që dhanë rekomandimin për Hoxhën. Por më tepër për ata që mbronin këtë vendim të turpshëm”, deklaroi zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski.