Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pas incizimit të sotëm Janeva duhet të shkojë në paraburgim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se pas incizimeve që dolën në media ka arsye të mjaftueshme që Jaenva është shkojë në paraburgim.

“Katica Janeva mund të kërcënohet sa të dojë, por dëgjuam se ajo personalisht premton se ajo që Boki 13 e fol po realizohet. Janeva personalisht jep premtim për ndaljen e hetimeve. Prokurorja Stefanova, sot në deklaratë për media vërtetoi se i është dhënë urdhër nga Janeva që t’i mbyll lëndët dhe të dyshuarit të mos shkojnë në burg. Pas incizimeve dhe deklaratave të tilla, nevojitet aksion i menjëhershëm nga Prokuroria, por edhe përgjegjësi për mosveprimin e deritashëm”, tha sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se prokurorja Vilma Ruskovska e cila e udhëheq hetimin ‘Haraçi’ me mosveprime i ka mundësuar Janevës për një periudhë të fshehë dhe të shpërbëjë dëshmi.

“Vilma Ruskovska nuk ka kredibilitet që ta udhëheqë këtë rast. Duhet që rasti ‘Haraçi’ të ndërmerret nga një prokuror Publike kredibil dhe të zgjerohet hetimi. Menjëherë të caktohet masa e paraburgimit për Janevën”, tha Janushev.

Sipas tij,’haraçi i përmasave të këtilla nuk mund të ndodh pas e ditur pushteti’ dhe kërkoi Zoran Zaev që të merr përgjegjësi, ndërsa “Qeveria duhet të përgjigjet se cili ka qenë roli i Sheqerinskës ku përmendet në video dhe a ka ditur ndonjë gjë, apo ka marrë pjesë në ‘haraç'”.

“Parashtrohet pyetja nëse edhe persona tjerë nga pushteti janë të ndërlidhur me Boki 13 dhe cili ka qenë roli i tyre”, pyeti Janushev./Telegrafi/

 

Exit mobile version