Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pas 12 prillit do të ketë rindërtim të plotë të Maqedonisë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se pas 12 prillit do të ketë rindërtim të plotë të Maqedonisë.

Ata zotohen për ndërtimin e autostradës Shkup-Manastir, si dhe korridor të ri të autostradës nga Velesi, Çashka, Prilepi deri në Manastir.

“Vijon ndërtimi i gjithë asaj që ka filluar, gjegjësisht rindërtim të autostradës Kërçovë – Ohër dhe autostradës Shkup – Bllacë, e cila ka filluar dhe paraparë nga Qeveria paraprake e OBRM-PDUKM-së”, thonë nga partia opozitare.

Më tej ata shtojnë se në zgjedhjet e 12 prillit do të vijë fitorja e tyre./Telegrafi/