Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pas 12 prillit, rindërtim në çdo fushë ndërsa infrastruktura do të jetë në plan të parë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “pas 12 prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë në çdo fushë. Ndërlidhja infrastrukturore do të jetë në plan të parë”.

“Në periudhën e ardhshme pas zgjedhjeve do të investohen dy miliardë euro në infrastrukturë. Qeveria e OBRM-PDUKM planifikon autostradë të re nga Shkupi në Manastir, ku koha me veturë mes këtyre dy vendeve do të jetë një orë e gjysmë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se do të ketë rindërtim të rrugëve rajonale.

“Janë paraparë 150 kilometra rrugë ekspres. Kumanovë – kufiri bullgar, Shtip – Radovish, Kavadar – Prilep, Manastir – kufiri grek dhe Strumicë – kufiri bullgar. Ndërtimi i hekurudhave të reja nga Manastiri deri në kufirin grek dhe nga Kumanova te kufiri  bullgar. Do të hapen fluturime shtresë nga Aeroportin e Shkupit nga të gjitha kryeqyetet e Evropës. 300 milionë do të ndahen për rrjetin e ujësjellsit dhe kanalizimit ndërsa katastari do të digjitalizohet në mënyrë të plotë”, shprehen nga OBRM-PDUKM.