Partia opozitare maqedonase thotë se “në vend të investimeve në projekte dhe infrastrukturë, Qeveria e Zaevi bën luks dhe harxhon miliona në punë jo produktive”.
“OBRM-PDUKM-ja kërkon nga Qeveria që në vend të 1.300.000 të hedhë për promovimin e marrëveshjes kapitulles për ndryshimin e emrit, paratë të shkojnë për ndërtimin e shkollës ‘Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se 670 mijë eurot që Qeveria planifikon t’i shpenzojë në lule, që sipas OBRM-PDUKM-së është jo produktive, t’i japë për furnizimin e automjeteve të spitalit dhe me ato para të blejë 15 automjete.
“Në vend të luksit dhe blerjes së kafes prej 55 mijë eurove nga ana e Qeverisë dhe Bashkisë së Shkupit paratë të çohen në ndërtimin e ndonjë foshnjore”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.
Ata shtojë se me paratë e shpenzuara në festën e marrëveshjes kapitulluese, sipas OBRM-PDUKM-së mundej të ndërtohet 15 kilometra rrjet të ujësjellësit.
“Qeveria për më shumë se një vit tregoi shembull se si nuk duhet të udhëhiqet shteti. LSDM-ja duhet të ik. Republika e Maqedonisë nuk duhet të vazhdojë të fundoset”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM./Telegrafi/