Telegrafi

OBRM-PDUKM paralajmëron demonstrata

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski gjatë ditës së djeshme në foltore të Kuvendit kritikoi qeverinë e më hershme por edhe përbërjen e re qeveritare.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin në demonstrata kundër kësaj qeverie.

“Paralajmërojmë demonstrata masive që do të fillojnë qysh në vjeshtë. Për këtë arsye, të nderuar qytetarë, do të shihemi nëpër fshatrat dhe qytetet e Maqedonisë për ta rrëzuar këtë Qeveri që do të ketë mandatin më të vogël”, tha Nikollovski.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadinov i bëri replikë duke i thënë se OBRM-PDUKM që nga viti i kaluar kanë paralajmëruar protesta, por asgjë nuk ka dalë dhe se edhe gjatë do të qëndrojnë në opozitë./Telegrafi/