OBRM-PDUKM do të dalë me propozim dhe vërejtje të reja të bëra nga ekipet e ekspertëve për Ligjin për Prokurorinë Publike.
Kjo u ra dakord pas takimit të sotëm të përfaqësuesve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Bojan Mariçiq dhe Timko Mucunski.
“Bllokimi nga OBRM-PDUKM-ja, vazhdon të jetë zgjidhja e pabalancuar që nuk garanton Prokurori Publike të pavarur e cila është e prekshme nga abuzimet politik deri më tani, por në mbledhje u diskutua për zgjidhje të mundshme dhe zhbllokimin e dialogut. Janë paralajmëruar propozimet dhe vërejtjet nga OBRM-PDUKM të shpallura nga ekipe ekspertësh”, informojnë pas takimit.
Pritet që ditët e ardhshëm të dakordohet edhe takime të grupeve të punës./Telegrafi/