Telegrafi

OBRM-PDUKM paralajmëron ndryshimin e emrit kushtetues nëse merr 80 deputetë në zgjedhjet kuvendare

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, shprehet se nëse fiton 80 deputetë në zgjedhjet kuvendare do të nisë ndryshimin e Marrëveshjes së Prespës dhe kthimin e emrit të vjetër. Këtë sot e deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ndërsa deklarata ka pasur edhe nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev.

Janushev thotë se ky është qëndrim në të cilën OBRM-PDUKM disa herë e ka deklaruar në opinion, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë kemi diskutuar, kemi marrë qëndrim që moti dhe normalisht nuk do të ikim nga ky stav”, tha Janushv duke shtuar se qëndrimi i Mickoskit është po i njëjtë si partisë.

I pyetur se si e komenton reagimin e LSDM se me këtë hap partia është kundër NATO-s dhe BE-së, Janushev tha se ata janë partia e parë politike në Maqedonia që është përcaktuar për NATO dhe BE.

“Mendoj se është koha që të ndalohet me shpërqendrim të opinionit. T’ju rikujtoj se OBRM-PDUKM mori pjesë në të gjithë ligjet reformuese dhe sistematike që i ndihmuan Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë që sa më shpejt të aderojmë drejt NATO-s, dhe sa më shpejt të nisim bisedimet me BE-në”, tha Janushev.

Ndryshe, me arritjen e Marrëveshjes së plotë dhe me zbatimin e saj, Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin e saj kushtetues që ishte kontest dakdësh me Greqinë. Me arritjen e kësaj marrëveshje, Maqedonisë ju hapën dyert për në NATO dhe BE./Telegrafi/