Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM paralajmëron ligj për aministi për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit

Lideri i deritanishëm i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski nga foltorja në Kongresin e partisë paralajmëroi se do të iniciohet Ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prill.

“Rrahja në Kuvend ishte gabim i madh, edhe pse ishte skenë e krijuar nga partitë në pushtet. E dija se çfarë do pason, do të krijohej percepcioni se OBRM-PDUKM është fajtore dhe për këtë kam reaguar ashpër që atë natë. Janë të nevojshme Ligje për amnisti dhe për pajtim. Duhet, edhe BDI e dinë këtë përshkak se kishte amnisti për vepra më të rënda. Këtë edhe Zaev duhet ta dijë, edhe përkundër dhimbjes”, deklaroi Gruevski, duke shtuar se OBRM-PDUKM po përgatit Ligj për amnisti./Telegrafi/

Exit mobile version