Telegrafi

OBRM-PDUKM paralajmëron bllokimin e Qeverisë dhe MPJ-së

OBRM-PDUKM i bën thirrje kryeministrit Zoran Zaev që publikisht t’i tregojë opinionit në Maqedoni se me kë po bisedon fshehurazi në Sofje.

“Zoran Zaev në itnervistë për median bullagre deklaroi teza skandaloze”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Me deklaratat e kryeministrit Zaev, sipas partisë më të madhe opozitare maqedonase, janë goditur themelet e shtetit të Maqedonisë.

“Nëse Zaev publikisht deri sonte nuk thotë se çfarë negocionon dhe nga çka heq dorë, OBRM-PDUKM gjatë ditës së nesërme do të organizojë bllokime në Qeveri dhe në MPJ”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/