Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Papunësia deri tani është në numër rekord në historinë e Maqedonisë

OBRM-PDUKM sot vlerësoi se është arritur niveli më i ulët i papunësisë me 22,9%. Hristijan Mickovski nga OBRM-PDUKM tha se këto numra janë real dhe se qytetarët nga kjo do të kenë beneficione, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në Maqedoni janë punësuar 734 mijë qytetarë ose 20 mijë më shumë nga periudha e njëjtë në vitin e kaluar. Numri i të papunëve është ulur në 13 mijë. Me masat e OBRM-PDUKM-së praktikisht janë anuluar efektet negative nga periudha më e zezë në pavarësinë e Maqedonisë”, tha Mickovski.

Ai shtoi se nga viti 2006 janë hapur 175 mijë vende pune./Telegrafi/

Exit mobile version