Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikolloski pas mbledhjes të Komitetit Qendror të kësaj partie tha se Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së nuk i pranon rezultatet e referendumit për shkak se rezultatin e konsideron si rezultat të vrazhdë.
Nikolloski tha se Komiteti Qendror sonte i shqyrtoi dhe vërtetoi përfundimet sjellur në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv, dhe që kanë të bëjnë me shkarkimi e Prokurorit Publik dhe caktimin e një Prokurori Publik të ri me propozim të opozitës, i cili do të hetojë të gjitha parregullsitë që ndodhën para dhe pas referendumit. Nikolloski gjithashtu tha se formimi i Komisionit hetimor parlamentar në Kuvend e përbërë prej deputetëve që do të duhet hetojë parregullsitë, t’i procedojë në organet e brendshme dhe respektimin e Ligjit për Qeveri me qëllim nëse ka zgjedhje të formohet Qeveri sipas modelit të Përzhinos.
“Komiteti Qendror sonte solli vendim që sa më shpejtë Komitetet Komunale të formojnë shtabe zgjedhore të cilët do të funksionojnë deri me mbarimin e zgjedhjeve për Kryetar Shteti. KQ në detajisht i shqyrtoi parregullsitë në disa komuna ku mbi 50 mijë vota ishin keqpërdorur në ditën e referendumit, gjegjësisht kishte mbushje të kutive”, tha Aleksandar Nikolloski duke shtuar se ka pasur presione ndaj qytetarëve.
Ai tha se do të ketë padi penale për më shumë se 200 persona si kryetarë zëvendës kryetarë, anëtarë në vendvotimet në Strugë, Qendër Zhupë, Kërçovë, Zhelinë, Bogovinë Pllasnicë dhe Saraj.
Në fund ai ju bëri thirrje qytetarëve në unitet dhe të kundërshtojnë Zaevin, Sheqerinskën, Dimitrovin me qëllim mbrojtjen e Maqedonisë./Telegrafi/